Drejtuesit e Katarit duan të shohin rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe me çdo kusht, pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve.
PSG arriti ta mbajë francezin verën e kaluar, pavarësisht përpjekjeve të Real Madridit, ndërkohë tani duan ta bindin futbollistin për rinovimin e kontratës, transmeton lajmi.net.
Humbja e Kylian Mbappe madje do të konsiderohej si problemi kryesor, pavarësisht trazirave të brendshme në klub dhe mund të ketë ndikime të gjera në fytyrën e drejtuesve të PSG-së.
Problemet e mëdha brenda klubit u dëshmuan nga reagimet e presidentit Nasser Al-Khelaifi dhe drejtorit sportiv Leonardo për arbitrimin të mërkurën mbrëma, ndërsa në pah ka dalë edhe gjyqi i të parit në Zvicër për “FIFAgate”.
23-vjeçari është një nga të paktët që i ka shpëtuar kritikave këtë sezon me skuadrën e Parisien-it dhe ishte golashënuesi i vetëm në dy ndeshjet kundër Real Madridit.
Për Mbappe, qëndrimi në klub do të ishte një opsion me kusht që të ishte në një pozicion për t’i fituar të gjitha – por humbja e fundit e Ligës së Kampionëve do të kishte vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e projektit në PSG.
Real Madrid kishte planifikuar të transferohej për Mbappe pas ndeshjes së dytë. Pas ndeshjes, sulmuesi megjithatë ripohoi angazhimin ndaj PSG-së të paktën deri në fund të sezonit, duke e mbyllur mesazhin në rrjetet sociale me “Ky është Parisi”.