Juventusi po planifikon që ta largojë Emre Canin në këtë afat kalimtar të janarit. Zonja e Vjetër e transferoi mesfushori gjerman nga Liverpooli me parametra zero, mirëpo ka dështuar ta tregojë vetën.
Kështu, kampioni i Serie A-së dëshiron ta largojë Canin në muajin e ardhshëm, derisa për të ka shfaqur interesim Paris Saint-Germain.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, torinezët janë të interesuar tani në shërbimet e Leandro Paredes. Andaj, dy skuadrat mund të arrijnë një marrëveshje që t’i shkëmbejnë lojtarët në këtë afat kalimtar.
Paredes ka filluar të përshtatet në strategjitë e Thomas Tuchel në këtë pjesë të parë të sezonit, por me sa duket do të kalojë në Torino.