Fjalë Kyçe

PSG fiton në frymën e fundit, Neymar heroi

PSG fiton në frymën e fundit, Neymar heroi

Paris Saint Germain ka shënuar fitore me shumë mund.

Kampionët e Ligue 1 kanë arritur që të shënojnë fitore në kuadër të xhiros së pestë në Ligue 1, raporton lajmi.net.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1:0, me vendasit që arritën të shënojnë vetëm në minutën e 92’ të takimit.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe braziliani Neymar, i cili nuk u prit mirë nga tifozët, por arriti të shënonte golin e fitores, si kundërpërgjigje.

Pas pesë ndeshjeve, PSG mban pozitën e parë në tabelë, me 12 pikë të grumbulluara, kurse Strasbourg pozicionohet në vendin 18 me tri pikë.