Fjalë Kyçe

PSG “goditur” nga virusi! Neymar, festë tre ditë në Brazil për Vitin e Ri

PSG “goditur” nga virusi! Neymar, festë tre ditë në Brazil për Vitin e Ri

Neymar e festoi në mënyrë madhështore ardhjen e Vitit të Ri. Sulmuesi i PSG organizoi një festë tre-ditore në vilën e tij të re në Brazil.

29-vjeçari bëri përpjekje të mëdha për të parandaluar përhapjen e lajmit për shkak të masave anti-covid, por por fatkeqësisht dështoi.

Në të vërtetë, sipas Mundo Deportivo, Neymar vendosi një rregull të ashpër për mysafirët e tij: nuk mund të hyje në vilën e tij me telefona. Mirëpo orët e fundit kanë dalë disa imazhe të festës.

Të ftuarit kishin veshur të gjithë veshje të bardhë, gjë që është tipike për një festë të Vitit të Ri në Brazil, sepse e bardha në vendin e Amerikës së Jugut përfaqëson fat të mirë, përcjell dosja.al.Mes të ftuarve ishin Gil Vigor, Tierry, Gabi Martins, David Brazil, Jota Amancio, MC Livinho dhe Camila Loures me interpretime nga Rodriguinho, Gaab dhe këngëtarja Sarah Beatriz.Sipas burimeve ai ka prezantuar familjes partneren e re Bruna Biancardi.