Fjalë Kyçe

PSG hakmerret me 9 gola, por ylli përfundon në spital

PSG hakmerret me 9 gola, por ylli përfundon në spital

Paris Saint-Germain është hakmarrë në mënyrën më brutale të mundshme ndaj Guingamp që e eliminoi nga Kupa e Ligës dhjetë ditë më parë.

Kampionët në fuqi kanë shpartalluar ekipin e vendit të fundit me rezultatin 9-0, një festival golash në Parc des Princes.

Cavani dhe Mbappe e mbyllin ndeshjen me tripleta, ndërsa Neymar me një dopietë.

Megjithatë një lajm i keq për Thoams Tuchel është dëmtimi në kavilje i Marco Verratti-t, i cili ka lënë lojën në minutën e 19’.

Trajneri i PSG është shprehur se dëmtimi i mesfushorit italian është i rëndë dhe ai është transportuar në spital.

Ndërkohë PSG mbetet i pamposhtur në Ligue 1 dhe kjo ishte fitorja e 17-të e sezonit.