Fjalë Kyçe

PSG-ja hakmerret ndaj Juves e Barçës, 150 milionë euro për dy yjet e Ajaxit

PSG-ja hakmerret ndaj Juves e Barçës, 150 milionë euro për dy yjet e Ajaxit

PSG-ja është ende nën hetim nga UEFA mbi normat e “Fair Play Financiar”, por ndërkohë nuk ka ndërmend që të frenojë vrullin e saj në merkato.

Madje, dominuesit e kampionatit francez kanë vendosur që të përgatisin një ofertë të frikshme për fuqizuar skuadrën e tyre në pritje të sezonit të ardhshëm, por në të njëjtën kohë për të nënshkruar edhe hakmarrjen e tyre personale ndaj Juventusit dhe Barcelonës, pasi kundrejt tyre kanë humbur respektivisht Aron Ramseyn dhe Adrien Rabiot.

Sipas asaj që nënvizon media spanjolle, PSG-ja ka vënë në shënjestër dy yjet e talentuar të skuadrës së Ajaksit, konkretisht mbrojtësin Matijs De Ligt dhe mesfushorin mëngjarash, Frenki De Jong, që kanë kontakte të avancuara respektivisht me Juventusin dhe Barcelonën.

Njerëzit e merkatos së klubit transalpin kanë zbarkuar në Amsterdam gjatë ditës së djeshme për të tentuar që të mbyllin këtë akord me Ajaksin që në këtë sesion merkatoje dhe për t’i transferuar dy holandezët vetëm në verën në skuadrën e tyre.

Oferta është nga ato të çmendurat dhe me të tilla shifra konkurrenca mund të jetë e dorëzuar për të hyrë sërish në tratativa: 150 milionë euro për dy kartonët e futbollistëve të Ajaksit. Shifra të tilla pa dyshim janë të frikshme, duke qenë se Juventusi ofronte 50 milionë euro për De Ligtin, ndërsa Barça duket se e kishte mbyllur me De Jongun për 75 milionë euro.

Dhe ndoshta, me 150 milionë, PSG-ja mund të bindë jo vetëm Ajaxin, por edhe dy lojtarët në fjalë, të cilëve do t’u garantohet gjithashtu një kontratë edhe më e majme ekonomikisht sesa ato që kishin parashikuar torinezët dhe katalanasit për De Ligt e De Jong.