PSG-ja ka kaluar në epërsi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Golin për parisenët e ka shënuar braziliani Marquinhos. Ai shënoi me kokë në minutën e 15-të, pas harkimit të bukur të Angle Di Marias nga këndi. Ndeshja e parë gjysmëfinale po zhvillohet në Paris.