Drejtuesit e klubit të Paris Saint-Germaint janë duke vazhduar negociatat me Neymarin për vazhdimin e kontratës.
Ylli brazilian tash e disa kohë është në bisedime me klubin aktual por ende nuk ka gjetur marrëveshjen.
Vazhdimin e bisedimeve e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit Leonardo.
Ky i fundit ka këmbëngulur se nuk janë duke nxituar për të vazhduar kontratën me yllin brazilian.
Neymari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022. Edhe vet lojtari ka bërë të ditur dëshirën për të mbetur në Paris.
Këtë sezon 29-vjeçari në të gjitha garat ka shënuar 14 gola dhe ka bërë nëntë asistime.