Lionel Messi dhe Marco Verratti do të mungojnë në ndeshjen e nesërme jashtë fushe ndaj Angers.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stade Raymond-Kopa”, me parisienët që cilësohen si favoritë.
Këtë gjë e ka bërë vetë të ditur Paris Saint-Germain në profilin e tij zyrtar.
“Messi ka një inflamacion te tendina e Akilit të majtë, ndërsa Verratti ka një efuzion pas kontuzionit të gjurit të majtë”, thuhet në komunikatën e tyre, transmeton telegrafi.
Kështu të dy lojtarët do të mungojnë ndeshjen e nesërme në mbrëmje e cila luhet për raundin e 33-të të Ligue 1.
PSG është lider me 74 pikë dhe mund të thuhet se ata tashmë janë kampion në elitën e futbollit francez, pasi vendi i dytë, Marseille ka 59 sosh.