Fjalë Kyçe

PSG me komunikatë zyrtare për Neymar

PSG me komunikatë zyrtare për Neymar

Neymar nuk do të jetë në fushë të shtunën në Makao për miqësoren që PSG do të luajë kundër Inter-it. Ishte parashikuar që të ndodhte, por tani lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi francez.

Sulmuesi, ashtu si Presnel Kimpembe, do të qëndrojë në Shenzhen për t’u stërvitur dhe nuk do të marrë pjesë në sfidën kundër zikaltërve.

Neymar ka munguar edhe miqësoret me Dinamo Dresden dhe Nurnberg, por ka marrë pjesë në një spektakël të organizuar nga klubi në Shenzhen për prezantimin e uniformës së dytë.

Nuk është një sekret që “O Ney” kërkon të largohet nga Parisi për t’u kthyer te Barcelona. Për këtë arsye ka nga ata që mendojnë se mungesa e tij në ndeshjen e së shtunës është për arsye diplomatike, edhe pse se lojtari ka deklaruar në ditët e kaluara se ka rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në shputën e këmbës dhe në kavilje.