Fjalë Kyçe

PSG mëson çmimin e Donnarumma

PSG mëson çmimin e Donnarumma

Skuadra e Paris Saint Germain ka mësuar çmimin që duhet ta paguajë për shërbimet e Gianluigi Donnarumma.

Pas largimit të Buffon dhe Trapp nga Franca, PSG është në nevojë për një portier, dhe emri që po përmendet në mediet italiane, është ai i Donnarumma të Milan.

PSG po synon të ofrojë Alphonse Areola në ofertën për të riun italian, por ‘Rosoneri’ as nuk po e konsiderojnë një opsion të tillë, sipas ‘Gazzetta dello Sport’, transmeton lajmi.net.

Milan janë të gatshëm ta largojnë Donnarumma vetëm nëse sigurojnë para nga ai, dhe shifra e kërkuar është rreth 50 milionë euro.

Kjo do t’iu krijonte atyre hapësira për të nisur punët për Angel Correa të Atletico Madrid, për të përfocuar fazën ofensive.