Fjalë Kyçe

PSG – Messi, ky është vendimi i fundit i yllit argjentinas

PSG – Messi, ky është vendimi i fundit i yllit argjentinas

Lionel Messi dëshiron të qëndrojë në Paris Saint-Germain edicionin e ardhshëm.

Kështu raporton gazetari francez, Loic Tanzi.

34-vjeçari erdhi në Paris sepse është i bindur se kanë atë çfarë u duhet për ta fituar Ligën e Kampionëve.


PSG u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi javën e kaluar, duke dështuar kështu ta fitojnë garën më prestigjioze evropiane me yjet si Messi, Mbappe e Neymar, transmeton express.

Në ndeshjen pasuese në Ligue 1 të dielën ndaj Bordeaux, Messi u vërshëllye vazhdimisht nga tifozët parisienë.

Messi ka kontratë me Paris Saint-Germain deri në verën e vitit të ardhshëmm.