Fjalë Kyçe

PSG po përgatit ofertën për Neymar – synohet rinovimi

PSG po përgatit ofertën për Neymar – synohet rinovimi

PSG po përgatit ofertën për Neymar JR, në mënyrë që të zgjasë qëndrimin e lojtarit në Francë.

Paris Saint Germain kanë shpresën e madhe se Neymar do të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me skuadrën.

‘Le10Sport’ shkruan se PSG janë të vendosur të rinovojnë kontratën e lojtarit brazilian, kontratë e cila skadon në verën e vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Sjelljet e 27 vjeçarit janë përmirësuar që kur është kthyer në skuadër, pas spekulimeve që e përcollën gjatë verës.

Si rezultat i kësaj, kampionët e Ligue 1 duan të shtojnë edhe dy vite në kontratën e Neymar, për ta mbajtur atë në skuadër deri në vitin 2024.