Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë arritur marrëvjeshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.
Gazeta Bota sot mëson se Kurti dhe Osmani gjatë bisedave për një bashkëqeverisje të mundshëm kishin nënshkruar një dokument të përbashkët mbi transparencën qeverisëse që përmbante 7 pika.
Por, cilat janë ato pika dhe a do t’u përmbahen atyre këta dy kandidatë të cilët thuajse janë pajtuar për një koalicion qeverisës:
- Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendëskryeministra për ministri
- Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive
- Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë
- Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës
- Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare
- Do të ketë depolitizo në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike
- Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat.