Sot në një aksident në fshatin Drenoc të komunës së Malishevës kanë humbur jetën dy persona.
Personat që kanë vdekur janë dy shoferët e veturave të cilët kanë pasur aksident me njëri-tjetrin.
Viktimat janë Labinot Zogaj dhe Hud Morina, shkruan media lokale, malisheva.net.
Po ashtu, gjatë ditës, kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati u ka shprehur ngushëllime familjareve të të vdekurve në aksident.