Fjalë Kyçe

Publikohen fotografitë e para të çiftit mbretëror me djalin e tyre

Publikohen fotografitë e para të çiftit mbretëror me djalin e tyre

Është publikuar fotografia e parë e anëtarit më të ri të familjes mbretërore.

Princi Harry dhe dukesha Meghan Markle janë shfaqur në publik bashkë me djalin, shkruan lajmi.net.

Çifti mbretëror kanë bërë daljen e parë publike bashkë me djalin e sapolindur.

Prindërit mbretëror prezantuan foshnjën e tyre në kështjellën Windsor, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Harry të hënën ishte paraqitur para medieve, ku tregoi për herë të parë emocionet e të bërit baba.

Teksa dolën para medieve bashkë me djalin, Meghan tha “Është magji, është e mahnitshme. Kam dy djemtë më të bukur në botë dhe jam vërtetë e lumtur”.