Albert Sylejmani është aktor nga Gjilani, por jo edhe aq i angazhuar në profesion.
Ai, më tepër merret me biznesin e kafiterive dhe diskotekave.
Sylejmani ishte për vite të tëra i martuar me aktoren Adriana Matoshi, me të cilën edhe ka tre fëmijë, shkruan Kosovarja.
Prej dy vitesh çifti janë ndarë dhe është aktorja ajo që e ka marrë kujdestarinë e tre fëmijëve, me të cilët tani po jeton në Prishtinë, ku edhe e zhvillon aktivitetin profesional.
Ndërkohë, ish bashkëshorti i Adrianes, Alberti, tashmë ka hyrë në një lidhje të re dashurie që duket të jetë serioze.