Fjalë Kyçe

Publikohen pagat e lojtarëve të Man Unitedit

Publikohen pagat e lojtarëve të Man Unitedit

E përditshmja angleze The Mirror i ka publikuar pagat e secilit lojtar të Manchester Unitedit për këtë sezon. Më i paguari në skuadër është portieri David de Gea, ndërsa pas tij radhitet mesfushori Paul Pogba.

Fakti që s’iu ishte lejuar transferimi i kërkuar në Real Madrid i është shpërblyer David De Geas me pagë prej 375 mijë funtesh në javë, përderisa Paul Pogba i fiton 290 mijë funte në javë, transmeton Gazeta Express.

Mes këtyre të dyve listohet Alexis Sanchezz, i cili është i huazuar në Inter për këtë sezon dhe ende nuk dihet se sa për qind të pagës së tij prej 350 mijë funtesh në javë e paguan klubi anglez.

Lojtarët me pagën më të ulët në skuadrën e Djajve të kuq janë Scott McTominay me 10 mijë funte në javë dhe Timothy Fosu-Mensah me 15 mijë funte në javë.

Lista e plotë e pagave, duke filluar nga më pak i paguari te më i paguari:

Scott McTominay – (£520k / £10,000 në javë)

Timothy Fosu-Mensah – (£780k / £15,000 në javë)

Diogo Dalot – (£1.3m / £25,000 në javë)

Andreas Pereira – (£1.5m / £30,000 në javë)

Lee Grant – (£1.5m / £30,000 në javë)

Sergio Romero – (£3.6m / £70,000 në javë)

Chris Smalling (I huazuar në Romë) – (£3.6m / £70,000 në javë)

Jesse Lingard – (£3.9m / £75,000 në javë)

Phil Jones – (£3.9m / £75,000 në javë)

Marcos Rojo – (£4.1m / £80,000 në javë)

Eric Bailly – (£4.1m / £80,000 në javë)

Aaron Wan-Bissaka – (£4.6m / £90,000 në javë)

Ashley Young – (£6.2m / £120,000 në javë)

Nemanja Matic – (£6.2m / £120,000 në javë)

Victor Lindelof – (£6.2m / £120,000 në javë)

Fred – (£6.2m / £120,000 në javë)

Luke Shaw – (£7.8m / £150,000 në javë)

Juan Mata – (£8.3m / £160,000 në javë)

Harry Maguire – (£9.8m / £189,000 në javë)

Marcus Rashford – (£10.4m / £200,000 në javë)

Anthony Martial – (£13m / £250,000 në javë)

Paul Pogba – (£15m / £290,000 në javë)

Alexis Sanchez (I huazuar në Inter) – (£18.2m / £350,000 në javë)

David de Gea – (£19.5m / £375,000 në javë)

S’janë në listë: Daniel James, Axel Tuanzebe, Mason Greenwood.