Fjalë Kyçe

Publikohen pamjet: Kjo është banesa ku jetonte shqiptari Kujtim Fejzullahi

Publikohen pamjet: Kjo është banesa ku jetonte shqiptari Kujtim Fejzullahi

Pas sulmit të përgjakshëm terrorist në mes të qytetit të Vjenës të hënën në mbrëmje, i dyshuari kryesor, i cili me sa duket kishte njoftuar aktin në internet, tani është identifikuar.

Sipas mediave austriake i dyshuari është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me shtetësi austriake, transmeton Reporteri.

I dyshuari i cili është identifikuar si Kujtim Fejzullahi dhe që raportohet se ka prejardhje shqiptare, kishte disa dosje penale dhe ishte liruar nga burgu në dhjetor të vitit 2019. Ai kishte qenë i dënuar me 22 muaj burgim.

Pas sulmit, bastisje të shumta shtëpish u kryen në zonën e qytetit të Vjenës dhe gjithashtu në Austrinë e Poshtme.

I dyshuari  thuhet se ka jetuar në një pronë komunale të strehimit në mes të qytetit.

Në orën 1.30 të mëngjesit, banorët u zgjuan nga gjumi nga një shpërthim, pasi policia përdori mjete shpërthyese për të depërtuar në banesën e të dyshuarit.

“Të gjithë e kemi dëgjuar zhurmën. Ka gjithmonë trazira – por diçka e tillë më ka shtangur,” tha një fqinj i cili jetonte në atë ndërtesë.

Rrënojat kanë mbetur ende para ndërtesës ku jetonte Kujtim Fejzullahi. Në ndërkohë, nuk janë publikuar detaje nëse diçka e dyshimtë është gjetur brenda banesës së tij.

Ndërkohë, për këtë akt, Gazeta austriake “Heute” shkruan se në kërkim janë 12 të dyshuar, në mesin e të cilëve edhe shqiptarë nga Kosova.