Një pjesë e urës kryesore në Baltimore, Maryland, është shembur pasi një anije e madhe mallrash u përplas me të në orët e mëngjesit, transmeton gazeta onlien Reporteri.net.
Siç raporton BBC, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Baltimores thotë se ura u shemb në lumin Patapsco pasi u godit nga një anije në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ai tha gjithashtu se “rreth shtatë persona dhe disa automjete” kanë rënë në lumë.
Tani po zhvillohet një operacion i vazhdueshëm shpëtimi me shumë agjenci që drejtohet nga departamenti i zjarrfikësve, duke bashkëpunuar me rojet bregdetare të SHBA dhe agjenci të tjera të Maryland.
Nuk ka ende të dhëna për viktima të mundshme.
Në mediat e huaja janë publikuar edhe pamjet nga momenti i shembjes së një pjese të kësaj ure.