Një tjetër lëkundje e fortë ka tronditur këtë mesditë Shqipërinë.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 të shkallës rihter dhe ka shkaktuar panik te qytetarët.
Një video nga Spitali i Durrësit shfaq mjekët duke dalë me vrap jashtë. Siç shihet nga videoja, spitali ka pësuar jo pak dëmtime nga tërmeti.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” nga Spitali i Durrësit se ka persona të lënduar dhe të traumatizuar, ku kanë lënë ambientet edhe personat e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.