Gazetari kosovar, Valon Syla, është sulmuar fizikisht sot në Prishtinë.
Sulmi ndaj tij vjen pas disa komenteve që Syla bëri në Facebook për mërgimtarët, e të cilat shkaktuan reagime të shumta, shkruan lajmi.net.
E mësohet se i dyshuari për këtë sulm fizik është Bashkim Jupa nga fshati Molliq i Gjakovës, me vendbanim në Zvicër.
Madje për të rëaportohet se është vëlla i zyrtarit të PDK-së, ish-zëvendësministrit të Tregtisë, Bekim Jupa.