Fjalë Kyçe

Publikohet kënga “Djalë dukat” nga Lumi B dhe Skerdi

Publikohet kënga “Djalë dukat” nga Lumi B dhe Skerdi

Lumi B dhe Skerdi e kanë lansuar projektin e ri muzikor.

Dy emrat e njohur dhe të suksesshëm të estradës shqiptare, Lumi B dhe Skerdi, i kanë bashkuar idetë për këngën e re, shkruan lajmi.net.

Kënga me titull “Djalë dukat” e paralajmëruar para disa ditësh tani sapo është lansuar në kanalin zyrtar në Youtube.

Ky projekt muzikor vjen i realizuar edhe me një videoklip të veçantë me ngjyra bardhë e zi dhe menjëherë ka filluar të pëlqehet nga fansat e të dy këngëtarëve.