Fjalë Kyçe

Publikohet lista e të punësuarve nëper ambasada: Mbesa, nipa, e shoferë në poste diplomatike

Publikohet lista e të punësuarve nëper ambasada: Mbesa, nipa, e shoferë në poste diplomatike

Emisioni “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka publikuar emrat e personave që raportohet të kenë lidhje me zyrtarë të lartë të partive politike në vend, e të cilët shërbejnë nëpër ambasada jashtë vendit.

Siç u tha në emision, lista është dërguar nga burime të mirëinformuara brenda diplomacisë kosovare.

Të njëjtit emra, nuk janë bërë publik asnjëherë nga MPJD dhe këto ditë u bë thirrje që t’ë prezantohen diplomatët që shërbejnë jashtë vendit.

Kujtojmë se debati lidhur me punësimet familjare jashtë vendit vjen pasi Flakron Shala, i biri i deputetit Haxhi Shala, u emërua konsull i Përgjithshëm në Çeki.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani sot mori vendim për shkarkimin e katër konsujve.