Ish zëvendësministri i Mbrojtjes, Isa Xhemajlaj, ka publikuar një listë me emra të paramilitarëve serbë pjesëtarë të masakrave në fshatrat e Poklekut dhe Qikatovës në Drenas.
Xhemajlaj tha se këtë listë e ka gjetur më 14 qershor 1999, kur së bashku me disa pjesëtarë të UÇK-së ishin futur në Drenas.
“Këtu janë emrat e një pjese të paramilitarëve Serb që mund të jenë të përfshirë në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës. Kjo është lista e rojës sē paramilitarëve Serb që e kam gjetë me 14 Qershor 1999,kur me disa pjestar të UÇK-së kemi hyrë në Gllogovc, ndërsa forcat Serbe ende ishin rreth 500 metra larg neve.
Kjo listë me këta emra të ndrrimit të rojës tê datës 12 Prill 1999 është gjetë në objektin e Policisë dhe mund ti shërbejë kujtëdo që mirret me zbardhjen e krimeve serbe
Këta janë emrat e paramilitarëve që mund të dërgojnë në identifikimin e kriminelëve qê ato ditë Prilli kryen masakra nê Poklek dhe Çikatovë.”, ka shkruar ai në Facebook.
Xhemajlaj shtoi se lista në fjalë mund të shërbejë për zbardhjen e krimeve serbe të luftës.
“Kjo listë me këta emra të ndërrimit të rojës tê datës 12 Prill 1999 është gjetë në objektin e Policisë dhe mund ti shërbejë kujtdo që merret me zbardhjen e krimeve serbe. Këta janë emrat e paramilitarëve që mund të dërgojnë në identifikimin e kriminelëve qê ato ditë Prilli kryen masakra nê Poklek dhe Qikatovë”, përfundoi ai.