Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
29 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.
Në total numri i rasteve aktive është 322.