Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
11 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës.

Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882.

Në total numri i rasteve aktive është 324.