Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 1.725 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.534.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
13 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.594.449 doza të vaksinës.

Deri më sot 749.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.725 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.534.

Në total numri i rasteve aktive është 420.