Fjalë Kyçe

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së

Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 1.524 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.698.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
21 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Nga 1.524 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.698.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 326.