Fjalë Kyçe

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, sot më shumë raste me COVID se dje

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, sot më shumë raste me COVID se dje

Në 24-orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 10 raste të reja të infektuara me këtë virus, 3 raste më shumë se që u raportuar dje.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Nga 1.231 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711.

Në total numri i rasteve aktive është 232.