Fjalë Kyçe

Publikohet raporti i IKSHPK-së, 23 raste të reja

Publikohet raporti i IKSHPK-së, 23 raste të reja

Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 869 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

24 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 57 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.379 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.763 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.190 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 869 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396.

Në total numri i rasteve aktive është 442.