Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh të IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë.
Gjatë kësaj kohe, sipas njoftimit në vendin tonë janë regjistruar 19 raste të reja pozitive me koronavirus, ndërsa nuk është regjistruar asnjë vdekje.
MSH-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së fundit janë shëruar 21 qytetarë të infektuar.
Aktualisht në Kosovë janë 434 raste aktive me COVID-19.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 121 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.824.992 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.042 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 879 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.349.
Në total numri i rasteve aktive është 434.