Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 1.027 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.540.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
26 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 237 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.149 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.971 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.743 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 1.027 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.540.
Në total numri i rasteve aktive është 654.