Fjalë Kyçe

Publikohet renditja e FIFA-s për femra, ja ku rënditet Kosova

Publikohet renditja e FIFA-s për femra, ja ku rënditet Kosova

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e shteteve në kategorinë e femrave, derisa Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar rënie.

Vashat e Afërdita Fazlijajt kanë rënë në pozitën e 126-të nga pozita 123-të ku ishin më parë.

Sikurse në ranglistën e mëparshme, ashtu edhe tani, futbollistet nga Kosova kanë ngelur me 1059 pikë.

Ndryshe, Kosova ishte grumbulluar në qershor në një kamp përgatitor në Prishtinë para nisjes së ciklit eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2021”.

Kosova bën pjesë në grupin A së bashku me Holandën, Rusinë, Slloveninë, Turqinë dhe Estoninë.

Eliminatoret fillojnë më 25 gusht, derisa ndeshjet zhvillohen me sistem vajtje – ardhje.