Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur një konferencë për media ku ka komunikuar edhe të dhënat për Covidin-19.
“Prej dje, situata 24 orëshe ka filluar të normalizohet me gjurmimet e gjitha rasteve në Kosovë. 14 korrik, në Laboratin e Institutit janë testuar 420 mostra, 119 pozitive.
5237 është numri total i të infektuarëve me Covid-19. 92 pacientë janë shëruar, 2462 raste totale të shëruar”, ka bërë të ditur Naser Ramadani, nga Instituti i Shëndetit Publik.
Tash e tutje, zbulimi i rasteve do të bëhet çdo ditë në orën 15:00 përmes konferencave të rregullta.
“Kemi vendosur që të ndryshojmë kohën e transmetimit të rezultateve. Në orën 15:00 çdo ditë do të transmetohen. Kjo, qytetarët i kursen nga pritja e kurreshtja dhe u jep mundësi profesionistëve të punojnë pa presion. Në baza ditore do të tregohen edhe të dhënat e pacientëve që janë të shtrirë në QKUK e në spitale”, ka thënë ministri Zemaj.