Mbrëmë në 20 vjetorin e themelimit të Top Channel u bënë bashkë figura të njohura për publikun.
Të pranishëm ishin këngëtar, gazetarë, moderatorë si dhe shumë nga konkurrentët e “Për’puthen” dhe ish-banorët e shtëpisë “Big Brother Vip”.
Ajo që morri vëmendje më të madhe nga mediat rozë ishte Fifi për shkak se aty prezent ishte edhe Granit Cana me të cilin kishin një histori.
Mirëpo vëmendjen më pas e mori diçka krejtësisht tjetër.
Fifi ka postuar një video duke kënduar dhe kërcyer me Arbana Osmanin, teksa në fund shkëmbejnë edhe një puthje në buzë.