Elvana Gjata ka ‘elektrizuar’ publikun me paraqitjen e saj në Zurich.
Në ‘Alba Festival’ që po mbahet në Zurich performuese ishte edhe Elvana Gjata e cila la të shtangur publikun me paraqitjen e saj, shkruan lajmi.net.
Në videon e publikuar në Instagram nga 32 vjeçarja shohim se pas përfundimit të performacës publiku i ‘tërbuar’ kërkon kthimin e këngëtares në skenë për t’i kushtuar tyre edhe disa nga hitet e saj.
E si mund që një artiste si Elvana të mos ua plotësoj dëshirën e fansave të saj, pas disa sekondave ajo i kthehet skenës përsëri, për të memorizuar këtë natë në kujtesën e të pranishmëve.
Bukuroshja shqiptare në postimin e bërë shkruan se kjo ditë do ngelet në zemrën e saj përgjithmonë. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BzV81NiH0v0/?igshid=1xkh1w6fxkes8