Fjalë Kyçe

Pulisic turpërohet nga tifozët e Chelseas

Pulisic turpërohet nga tifozët e Chelseas

Christian Pulisic arriti marrëveshje me Chelsea në afatin e janarit, ndërsa këta të fundit i paguan 64 milionë euro te Dortmundi.

Por, tifozët e skuadrës londineze janë tej mase të frustruar me transferimin e tyre të ri, që aktualisht është në huazim te gjermanët, përcjell lajmi.net.

Pulisic nuk po arrin që të luajë një ndeshje të potë te Dortmundi, ndërsa për këtë gjë është duke u kritikuar jashtë mase nga tifozët e Chelsea.

Në reagimet që po i bëjnë në rrjetet sociale, ata kanë shkruar “Si mundet një lojtar ta kërkojë transferimin te Chelsea, kur nuk mund të luajë një ndeshje për Dortmundin”.