Fjalë Kyçe

Punë e kryer, Balotelli bëhet me klub të ri

Punë e kryer, Balotelli bëhet me klub të ri

Mario Balotelli ka arritur marrëveshje për kontratë gjashtëmujore me Olympique Marseille, duke i refuzuar Sassuolon dhe West Hamin.

Bisedimet ndërmjet sulmuesit italian dhe Marseilles kanë arritur në pikën kulmore dhe RMC Sport në Francë dhe Sky Sport Italia raportojnë se SuperMario do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore të mërkurën në mëngjes.

Përfaqësuesi italian do të nënshkruajë kontratë gjashtëmujore dhe do të ketë pagë më të lartë se që ka tani në Nice.

Balotellit iu kërkua të gjente skuadër të re pas një serie përleshjes me trajnerin e Nice, Patrick Vieira.

28-vjeçari kishte kontratë me Nice vetëm deri në fund të këtij sezoni gjithsesi, dhe ka qenë i lirë të bisedojë me skuadra tjera gjatë janarit.