Fjalë Kyçe

Punë e kryer, Zidane trajner i ri i Real Madridit

Punë e kryer, Zidane trajner i ri i Real Madridit

Zinedine Zidane do të jetë trajner i ri i Real Madrid, raporton Marca.

Klubi do të bëjë publike rikthimin e Zinedine Zidanes nga ora 18:00, teksa njëherit do të njoftohet për shkëputjen e marrëveshjes me Santiago Solarin.

Zidane ishte i preferuari i Florentino Perezit, i cili e njeh më së miri frymën dhe mentalitetin e ekipit.

Ai ishte larguar nëntë muaj më parë nga klubi madrilien menjëhrë pas fitimit të Ligës së Kampionëve.

Zidane do të jetë trajneri i tretë këtë edicion që do ti drejtojë mbretërit, pas Julien Lopeteguit dhe Santiago Solarit.