Punëtorët e higjinienës në Spitalin “Isa Grezda” paralajmërojnë grevë, shkak pagesat jo të rregullta
Punëtorët e higjienës të Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë kanë paralajmëruar për mbajnten e një greve me datë 5 mars, grevë kjo që sipas këtyre punëtorve vjen si shkak i mospagesave të rregullta.
Sipas punëtorëve teknik në Spitalin “Isa Grezda”, këto parregullësi në pagesa janë bërë të shpeshta, veçanërisht që nga muaji korrik i vitit 2023, respektivisht që kur Spitali kishte lidhur kontratë me kompaninë “Aroma Plus” për shërbimet e pastrimit.
Sa i përket grevës punëtorët u shprehën tutje se greva do të vazhdojë deri sa situata me paga të stabilizohet.