Mbi 300 punëtorë të ndërmarrjes “Trepça” janë duke protestuar për shkak se thonë që nuk i kanë marrë pagat e tyre.
Të njëjtit janë tubuar në një hapësirë edhe pse në pandemi janë të ndaluara tubimet e tilla.
Kryetari i Sindikatës, Gani Osmani, tha se janë duke e rrezikuar edhe shëndetin e tyre pasi nuk janë duke respektuar masat mbrojtëse.
“Po bahet fjalë për paga. Arsyeja kryesore është kjo. Planin e punës e kemi realizuar për 100% , kemi punuar në kushte të jashtëzakonshme”, ka thënë Osmani për Insajderin.
“Jemi diku mbi 300 veta, as 10% s’kanë masa mbrojtëse dhe as distancën s’po e rrezpektojmë”.