Fjalë Kyçe

Punëtori 23 vjeçar bie nga ndërtesa në Prishtinë, policia jep detaje

Punëtori 23 vjeçar bie nga ndërtesa në Prishtinë, policia jep detaje

Një punëtor është lënduar rëndë në vendin e tij të punës sot rreth orës 16:00 në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke treguar se personi në fjalë është M.M, mashkull 23 vjeçar.

““Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert  Doll” në Prishtinë , derisa ishte duke punuar.  Personi i lënduar M.M, mashkull 23 vjecar është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Me rastin po merren njësitet policore nga Stacioni Qendra”, njofton Policia.

Ky punëtor ishte duke punuar në objektin që njihet si  “44 katëshe” në Prishtinë.