Fjalë Kyçe

Punëtori i një çerdheje në Fushë Kosovë dyshohet për koronavirus

Punëtori i një çerdheje në Fushë Kosovë dyshohet për koronavirus

Një punëtor i një çerdheje në Fushë Kosovë po dyshohet se ka pasë kontakt me koronavirus dhe për këtë arsye komuna ka vendosur që ky institucion të mos hapet edhe për një kohë.

Komuna njofton se kur të sqarohet rasti do të merret edhe vendimi për hapje, njofton Klan Kosova.

“Institucioni Edukativ, Arsimor, Parashkollor “Gëzimi Ynë” nuk do të hapet edhe për një kohë edhe pse është i gatshëm për të ofruar shërbim. Arsyeja e mos hapjes është një rast i dyshimtë kontakti i një punëtore në këtë institucion, me familjarët e të infektuarve nga komuna e Vushtrrisë. Në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet ky rast atëherë do të merret edhe vendimi për hapjen e IEAP “Gëzimi Ynë” Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.