Fjalë Kyçe

Punëtorja e Farmacisë në Prishtinë bie pre e mashtrimit, transferon gabimisht 86 mijë euro

Punëtorja e Farmacisë në Prishtinë bie pre e mashtrimit, transferon gabimisht 86 mijë euro

Një punëtore e një kompanie farmaceutike ka rënë pre e mashtrimit. Ajo ka transferuar 86 mijë euro në një xhirollogari të gabuar.

Si u krye transferi dhe si u kuptua mashtrimi?

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se punëtorja e kompanisë farmaceutike në Prishtinë kishte pranuar në e-mail numrin e xhirollogarisë së një kompanie tjetër farmaceutike, ku duhej të transferonte 86 mijë euro.

Pasi që e kishte kryer punën e saj, më 22 dhjetor, ajo ishte njoftuar nga kompania bashkëpunuese se nuk e kanë pranuar pagesën për të cilën kishin bërë marrëveshje.

Si u kuptua që dikush tjetër ka “gisht” në këtë punë?

Në e-mailat që punëtorja e farmacisë kishte shkëmbyer me kompaninë partnere, ku edhe ishte dërguar numri i xhirollogarisë në të cilën do të hudheshin plot 86 mijë euro, u kuptua gjithçka.

Në këtë e-maila figuronin disa e-mail adresa të ndryshëm nga e-mailat e kompanisë në llogarinë e të cilës ishin destinuar paratë, mirëpo shumë të ngjashëm, çka e bënë të kuptonte se ajo kishte rënë pre e një mashtrimi.

Dy ditë më vonë, më 24 dhjetor, rreth orës 15:30, punëtorja e kompanisë së barnave mjekësore, e lajmëroi rastin në polici.

Këto burime i thanë Sinjalit se Prokurori kujdestar ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Mashtrim” dhe të nisin hetimet për zbardhjen e tij.