Një e re bukuroshe që përshkruhej si ‘qendra e emocionit në çdo dhomë që hynte’ ka vrarë veten pasi besonte se i dashuri po e tradhtonte me një tjetër, u tha në hetimet e çështjes nga autoritetet britanike.
Sekretarja ligjore e grupit te avokatëve Eaton Smith, e cila kishte një histori me sëmundjet e ankthit e të vetëvlerësimit, trembej se i dashuri i saj që punonte si hidraulik ngrohjeje, i shkruante mesazhe vajzave të tjera.
Ajo trembej gjithashtu për gjendjen financiare dhe punonte nën stresin e kujdesjes për gjyshërit e saj, shkruante e përditshmja lokale Yorkshire Live .
Natën para vdekjes së Ella, Jack kishte dalë për të festuar ditëlindjen e një shoku kurse Ella qëndroi në shtëpi.
Ella, e cila punonte gjithashtu part-time si estetiste, më vonë kishte përdorur celularin e Jack për t’i shkruar një vajze tjetër duke pretenduar se ishte ai, për të konfirmuar dyshimet e saj, u tha në sesionin hetimor të gjykatës së Bradford.
Jack ishte arrestuar fillimisht si i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçares.
Por më vonë u konfirmua se 24 vjeçari nuk ishte në shtëpi në kohën e vdekjes së Ella.
Ai gjithashtu mohonte të kishte folur me vajza të tjera duke thënë në gjykatë: “E doja sinqerisht atë vajzë”.
Në seancën me mjeken ligjore Anglea Brocklehurst u tha se çifti kishin një marrëdhënie të trazuar.
Ella kishte tentuar të vriste veten dhe kur ishte në një marrëdhënie të mëparshme.
Brocklehurst tha se vdekja e saj ishte një ngjarje tragjike teksa Ella ishte një vajze e re e guximshme që mbronte vëllanë e saj i cili ngacmohej vazhdimisht në shkollë.
Brocklehurst tha: “Më parë ajo e gjeti veten në një lidhje me një burrë më të madh që donte ta kontrollonte. Ajo gjeti forcën të ndahej nga ai por nisi dyshimet për vetëvlerësimin dhe mori një mbidozë drogash”.
“Ajo nisi më pas një marrëdhënie me Jack por përsëri aktivizuesit emocionalë për të ishin besnikëria dhe sinqeriteti. Ajo pëlqente të zbukuronte shtëpinë e re por stresohej kur Jack dilte rregullisht me shokët duke e lënë atë në shtëpi”.
“Askush nuk e di se çfarë po ndodhte në mendjen e Ella natën kur ajo i dha fund jetës por besoj se nuk mund të vazhdonte megjithë kujdesin e njerëzve që kishte rreth vetes”.
Mjekësia ligjore regjistroi ngjarjen si vetëvrasje përcjell tch.
Pas seancës, nëna e Ella, Jane Emery tha: “Është e qartë për të gjithë se Ella ishte një vajzë e re, e bukur por familja e miqtë e saj e dinë se ishte shumë më tepër se kaq”.
“Inteligjenca dhe sensi i saj i humorit bënin të vibronte çdo dhomë ku ajo hynte. Me humbjen e saj ne të gjithë kemi një copë të hequr që nuk mund të zëvendësohet”.