Të hënën ka hapur dyqanin e tij si zakonisht. Por, Bashkim Terstena, këtë nuk mund ta bëj të dielën.
Kjo për shkak se Kuvendi Komunal në këtë qytet, pranoi propozimin e kryetarit Agim Aliu, që e diela të jetë ditë pushimi për shumicën e bizneseve.
E këtë vendim, e kanë mirëpritur edhe pronarët e bizneseve.
E këtë gjë, e kanë mirëpritur edhe qytetarët në këtë komunë.
Por, ndryshe nga këta, mendon asamblisti nga radhët e LDK’së, Shkëlzen Selmani.
Ky thotë që më këtë vendim, po dëmtohen bizneset e këtij qyteti.
E në komunën e këtij qyteti, kanë thënë që deri tek ky vendim, erdhi pas kërkesës së vet bizneseve të kësaj komune.
Madje, sipas zyrtarit për informim në Komunën e Ferizajt, Albion Sherifi, ka pasur kërkesa që edhe e shtuna të bëhet ditë pushimi.
Në fund Sherifi, tha se ky vendim pritet të hyjë në fuqi brenda muajit mars.