Filmi “2 gisht mjaltë” solli Elvana Gjatën në rolin e aktores.
Elvana Gjata dhe Ermal Mamqi luajnë rolet kryesore në këtë film, madje janë edhe çift, shkruan lajmi.net.
Meqë janë çift në film, dyshja në një skenë puthen, e kjo gjë u komentua shumë në rrjet.
Por, të gjithë ishin kureshtar të dinin se çfarë mendonte bashkëshortja e Ermalit, Amarda Toska për këtë skenë dhe se a ishte xheloze në Elvanën.
“Jo, do doja ta puthja dhe unë”, ka thënë ajo, duke mos lënë aspak vend për dyshime rreth xhelozisë.