Finlanda do t’i sigurojë Ukrainës 2,500 pushkë, 150,000 gëzhoja për pushkë, 1,500 armë kundërtank me një goditje të vetme dhe 70,000 paketa racioni luftarak.
Lajmin e bëri të ditur ditën e sotme qeveria finlandeze në një njoftim për shtyp.
“Situata në Ukrainë është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të sulmit ushtarak të Rusisë dhe ka nevojë urgjente për [material] mbrojtjeje”, thuhet në deklaratë.
Vendi njoftoi të dielën se do të dërgonte jelekë antiplumb, helmeta të përbërë dhe pajisje të ndihmës së parë në Ukrainë.