Kandidatë për deputetë nga PDK, VV, LDK e koalicioni VAKAT, kanë paraqitur ankesa në PZAP, lidhur me zgjedhejt parlamentare të 6 tetorit.
Po ashtu, sot PZAP ka pranuar pjesërisht të bazuar apelin e paraqitur nga subjekti politik koalicioni NISMA-AKR-PD, dhe nga subjekti politik Partia Liberale Egjiptiane (PLE).
PZAP’i ka pranuar rreth 53 ankesa të bazuara, ku për 52 prej tyre do të urdhërojë KQZ’në për rinumërimin e plot 1472 vendvotimeve.
Në vendimin A386-2019 të PZAP’it janë bërë të ditura ankesat e parashtruara nga subjektet politike dhe kandidatët për deputet.
Aty thuhet PZAP’i ka pranuar në tërësi të bazuara apelet e paraqitura nga subjekti politik Samostalna Liberalna stranka (SLS).
Po ashtu sipas vendimit PZAP ka pranuar në tërësi të bazuara apelet e paraqitura nga disa deputetë të subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Apelet e paraqitura në PZAP janë: nga kandidati për deputet Hysni Gërguri, nga kandidati për deputet Adem Salihaj, nga kandidati për deputet Muharrem Sfarqa, nga kandidatja për deputete Besa Beqiri Zejnullahu, nga kandidati për deputet Xhavit Uka, nga votuesi Agji Kurtaj, nga votuesi Selajdin Kurtaj, nga kandidati per deputet Visar Hoti, nga kandidati per deputet Florian Dushi.
Në vendim të PZAP’it thuhet se edhe disa kandidatë për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë parashtruar apele.
Këto apele të paraqitura janë: nga kandidatja për deputete Xhevahire Izmaku, nga kandidatja për deputete Kosovare Murseli, nga kandidati për deputet Elmi Reqica, nga kandidati për deputet Gazmend Bytyqi si dhe nga votuesi Ervin Shabani.
PZAP ka pranuar edhe apelet nga kandidatët për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) si nga kandidatja për deputete Arjeta Rexhepi, nga kandidati për deputet Sylejman Meholli, si dhe apeli Anr.484/2019 i paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje.
Ndësa PZAP-i ka pranuar pjesërisht të bazuar apelet e paraqitura nga nga kandidatja për deputete Duda Balje nga Koalicioni Vakat. Po ashtu PZAP ka pranaur pjesërisht të bazuar apelin e paraqitur nga subjekti politik koalicioni NISMA-AKR-PD, dhe nga subjekti politik Partia Liberale Egjiptiane (PLE).
Vendimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.